UEFA zyrtarizon formatin e ri të Champions-it, ja detajet

194
Sigal

Ditën e sotme UEFA ka miratuar zyrtarisht projektin e ri që do të marrë formati i Champions-it që nga sezoni 2024-2025.

Lajmi ne  bëri të ditur vetë UEFA në faqen e saj zyrtare, ku pritet të jetë projekt pozitiv për të ardhmen e futbollit. Pas arritjes së marrëveshjes kreu i UEFA-s Ceferin u shpreh i lumtur për këtë arritje dhe se do të jetë një format për të gjitha nivelet e ekipeve.

“Ky format i evoluar do të mbajë gjallë ëndrrën e çdo ekipi në Europë për të marrë pjesë në Ligën e Kamopionëve falë rezultateve të marra në fushë dhe do të mundësojë qëndrueshmëri afatgjatë, prosperitet dhe rritje për të gjithë në futbollin evropian, jo vetëm një kartel i vogël, i vetë-zgjedhur”, u shpreh kreu i UEFA-s.

Ndryshimet e parashikuar do të jenë duke marrë numrin e përgjithshëm të ekipeve nga 32 që është do të bëhet 36. Transformimi nga faza e grupeve tradicionale në një fazë të vetme të kampionatit, duke përfshirë të gjitha ekipet pjesëmarrëse.

Çdo klubi tani do të luajë së paku 10 ndeshje në fazën e grupeve kundër 10 kundërshtarëve të ndryshëm, pesë ndeshje në shtëpi, pesë jashtë, në krahasim me gjashtë ndeshjet e mëparshme kundër tre ekipeve, të luajtura në shtëpie dhe jashtë.

Tetë skuadrat më të mira në kampionat do të kualifikohen automatikisht për në fazën e nokautit, ndërsa ekipet që përfundojnë në vendin e nëntë në 24 do të garojnë në një play-off me dy ndeshje për të siguruar rrugën e tyre në 1/16-at e fundit të garës