UEFA zgjedh golin më të bukur të sezonit të kaluar (VIDEO)

259
Sigal

UEFA ka përzgjedhur golin më të bukur të sezonit 2020/2021.  Sulmuesi i Portos, Mehdi Taremi realizoi një super gol më 13 prill në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League kundër Chelsea.

Ishin minutat shtesë të ndeshjes kur 29-vjeçari kërceu mjaft bukur me roveshatë, duke e dërguar topin në trekëndëshin tjetër të portierit. “Oh Zot” ishte komenti i komentatorit anglez në ato momente.

“Perla” e Taremit është përzgjedhur me rreth 30% të votave si goli më i bukur i sezonit të kaluar.