UEFA vendos afatin e fundit, ja kur duhet të mbyllen sezonet dhe Kupat e Europës

415
Sigal

Për momentin nuk mund të bëhen parashikime. Me alarmin e Covid-19 ende prezent në Europë, UEFA po studion disa plane, por ideja nuk ndryshon: sezoni duhet të mbyllet. Madje qveria europiane e futbollit ka edhe një afat të ri kohor, përtej të cilit nuk mund të shkohet. Është vetë presidenti Alexander Ceferin që e zbulon në një intervistë për televizionin ZDF. “Gjithçka duhet të ketë përfunduar deri më 3 gusht. Përfshirë këti Champions dhe Europa League”, ka thënë numri një i UEFA-s.

Për të arritur këtë kufi kohor të gjitha opsionet janë të hapura. Një gjë është e sigurt: me mire të luhet pa tifozë sesa të mos luhet fare. “Mund të luhet me këtë sistem, ose me eliminim direkt. Për momentin qëndron teorikisht edhe mundësia e “Final Eight” apo “Final Four”. Sigurisht, pëpara futbollit vjen shëndeti. Vendimi më I gabuar do të ishte ai për të luajtur duke rrezikuar futbollistët, tifozët dhe arbitrat. Por nëse është e sigurt se nuk rrezikohet shëndeti, atëherë nuk shoh asnjë problem. Sporti sjell energji. Kemi nevojë për sport. Njerëzit janë nervozë dhe në ankth. Sidoqoftë, mendojmë se është më mirë të luhet me dyer të mbyllura dhe njerëzit të shohin futboll në televizion”, është shprehur presidenti i UEFA-s, duke nënvizuar faktin se çdo gjë do të varet nga qeveritë dhe autoritetet e secilit vend dhe masave që do të merren në të ardhmen.