UEFA nuk i beson më FSHF-së, kërkon ndihmën e Prokurorisë

446
Sigal

 Zëvendëssekretari Teodoridhis i “dhuron” Kryeprokurorit Llalla dosjen voluminoze: “Hetoni trukimet!”

UEFA është seriozisht e shqetësuar në lidhje me dyshimet që kanë të bëjnë me nivelin e trukimeve të ndeshjeve në Shqipëri. Një delegacion i nivelit të lartë të qeverisë europiane të futbollit,

i kryesuar nga zëvendëssekretari, Teodoros Teodoridhis u takua më me Prokurorin e Përgjithshëm të Shqiëprisë, Adriatik Llalla, duke i përcjellit “njëshit” të hetimeve në Shqipëri mesazhin e Presidentit Mishel Platini, në lidhje me shqetësimet që ekzistojnë në Nion, për u përket cështjes së trukimit të ndeshjeve në Kategorinë Superiore. Misioni “Teodoridhis” ishte shumë i qartë, ashtu si edhe axhenda e tij, përfshirë edhe takimin me ministren e Arsimit e të Sporteve, Lindita Nikolli: parandalimi i trukimit të ndeshjeve. Gjatë viteve të fundit, UEFA e ka bërë publike shqetësimin e saj përmes raporteve që ka dërguar në FSHF në lidhjet me ndeshjet e dyshuara si të trukuara, duke e renditur kampionatin shqiptar ndër më të dyshuarit për trukime të ndeshjeve.

SHQETËSIM NDËRKOMBËTAR

“Biseduam me Prokurorin e Përgjithshëm për cështjen e ndeshjeve të trukuara. Nuk dëshiroj të flas për raportet e mëparshme, por për faktin që kemi ndërtuar marëdhënie direkte me Prokurorinë e Përgjithshme. Për çdo sinjalizim do të lajmërojmë direkt si FSHF-në ashtu dhe Prokurorinë e Përgjithshme”, – tha Teodoros Teodoridhis, i konsideruar si numri 3 i UEFA-s, pas presidentit Mishel Platini dhe sekretarit të Përgjithshëm, Xhani Infantino.

Qeveria e futbollit europian, nisur nga problematika që ka shfaqur vitet e fundit futbolli ynë, i dyshuar në mjaft raste për fiksim rezultatesh, ka kërkuar që të japë sinjale të qarta karshi drejtuesve të klubeve shqiptare dhe FSHF-së. Në fakt, ardhja e zyrtarit të lartë të UEFA-s pritet të sjellë një klimë të re për futbollin shqiptar, por drejtuesit e UEFA-s presin një reagim me fakte, edhe pse për momentin janë të kënaqur me premtimet e mara. “Mund të them që për momentin kemi marë një përgjigje të mirë dhe gadishmëri për të parandaluar trukimin e ndeshjeve. Por gjithcka mbetet për t’u provuar në të ardhmen nëse do të ketë sinjalizime për ndeshje të trukuara”. Shqipëria renditet e para në Europë për ndeshjet e dyshuara si të trukuara. Ky konkluzion vjen nga kompania lider në botë për monitorimin e basteve, “Sport Radar”. Në më pak se tre vjet, në vendin tonë dyshohen të jenë manipuluar 97 ndeshje. Pak muaj më parë, Prokuroria e Përgjithshme, nëpërmjet një prononcimi zyrtar, konfirmoi se UEFA në mënyrë periodike kishte çuar direkt në institucionin shqiptar të akuzës dosje për ndeshje që, sipas kësaj të fundit, rezultojnë me anomali serioze. “Në thelb të takimit ka qenë diskutimi në lidhje me trukimin e ndeshjeve dhe informacionin qe UEFA grumbullon. Ky informacion, si një praktike e aplikuar edhe në shumë vende të tjera, nuk do t’i kalojë më FSHF-së, por drejtpërdrejt Prokurorisë Shqiptare për thellim të hetimit. Palët kanë diskutuar në lidhje me procedurat e tjera, të këtij bashkëpunimi”.

PRECEDENTËT E TRUKIMEVE

Imazhi i futbollit shqiptar u trondit rëndë, kur më 13 dhjetor 2011 u publikua në mediat një dosje e UEFA-s dërguar FSHF-së, në të cilën jepej alarmi për trukime të rezultateve në Superiore. Sistemi i sofistikuar i UEFA-s, i quajtur Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve, BFTS, është një nga sitet kryesore të të gjithë kampionateve europiane. Ky sistem monitoron paratë e luajtura për ndeshje të caktuara dhe lëvizjet e koeficienteve që, sipas specialistëve, sjell përcaktimin përfundimtar nëse një ndeshje është e fiksuar apo jo. Jo vetëm kaq, por edhe çdo lëvizje në fushë, karton i verdhë, karton i kuq dhe aksion, monitorohet për t’i dhënë një pasqyrë më të plotë panoramës së takimeve të trukuara. Nisur nga sa më sipër, UEFA dërgoi një listë prej 13 ndeshjesh të sezonit 2010-2011, të konsideruara si të dyshuara për trukim. Pesë ndeshje të javës së 29-të të Superiores në sezonin 2010- 2011 rezultonin të trukuara dhe vetëm ndeshja Vllaznia- Tirana i kishte shpëtuar trukimit. Pas kësaj UEFA dërgoi edhe dy dosje të tjera, teksa nuk u mjaftua me kaq, por në Shqipëri erdhi edhe përfaqësuesi i zyrës juridike, Pier Korni. Ky i fundit pati një takim edhe në Prokurorinë e Përgjithshme, pikërisht në lidhje me bashkëpunimin sa më efikas dhe të ngushtë mes këtij institucioni, FSHF-së dhe UEFA-s.

STADIUMI I RI

Në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve u organizua takimi tripalesh me pjesëmarrjen e delegacionit te UEFA-s kryesuar nga zvSekretari i Pergjithshem, Teodor Teodoridis, Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtuar nga Presidenti Armand Duka dhe Ministrisë përkatëse drejtuar nga zëvendësiministri Arbër Mazniku. Sipas FSHF-së, takimi u ndoq me mjaft interes edhe nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolli, e cila ka qenë e pranishme gjate kësaj konsulte pune. Në qendër të diskutimit, ka qenë mbështetja dhe ndërtimi i një strategjie per mbështetjen e futbollit nga ana e qeverisë dhe shtetit shqiptar, në bashkëpunim edhe me partner të fuqishëm siç është UEFA dhe FIFA. Është diskutuar për suportin që qeveria shqiptare, duhet t’i jape futbollit, ne menyre qe ai te zhvillohet sa me mire ne Shqiperi. Gjithashtu, është diskutuar edhe në lidhje me ndërtimin e një stadium të ri kombëtar, i cili do të përmbushte të gjitha standartet që kërkohen nga organizmat ndërkombëtare dhe do të rriste në mënyrë të ndjeshme cilësinë e aktiviteteve. Siç dihet, në bazë të marrëveshjes, FSHF-ja ka 75% të aksioneve, ndërsa qeveria shqiptare 25%, por nëse federata ka qenë e gatshme që të startojë me punën për ndërtimin e stadiumit, nuk është parë i njëjti vullnet nga ana e qeverisë. “Stadiumi me i afwrt qw mw rikostruksion mund tw pranohet nga UEFA wshtw stadiumi i Shkodrws “Loro Boriçi” dhe mundesia e dytw mund tw jetw stadiumi Elbasanit “Ruzhdi Bizhuta”, – tha presidenti i FSHF-sw, Armando Duka. Kostoja mund tw jetw rreth 1 milion euro per rregullimin e stadiumit.

 97 ndeshje të trukuara, mbajmë rekordin në Europë

 Shqipëria është “kampione” për trukimin e ndeshjeve. Kjo gjë u konstatua pak javë më parë nga një raport i detajuar i një kompanie lider në botë për analizat dhe hulumtimet në shitjen e ndeshjeve, sikundër është “Sport Radar”. Nëpunësit e kësaj të fundit e patën vendosur futbollin shqiptar në krye të listës për sa i përket kontinentit europian por, më shumë sesa për topkëmbën tonë, ata u ndalën te vendi fqinj: Italia. Në fakt, kjo e fundit ishte direkt pas nesh në listë, çka tregon për korrupsionin që ka pllakosur edhe njërin nga kampionatet më të dashura (të paktën për ne shqiptarët) në botë. Kompania pat bërë analiza të hollësishme të një numri të madh të ndeshjeve të kampionatit shqiptar, kryesisht në dy vitet e fundit, duke arritur në një konkluzion të frikshëm: jemi të parët për korrupsion dhe manipulim të rezultateve të ndeshjeve në futboll. Sipas saj, brenda një periudhe prej dy vitesh e gjysmë, në Shqipëri dyshohet se janë manipuluar 97 ndeshje futbolli, përfshi kampionat dhe kupë. Po sipas saj, këto ndeshje mund të jenë manipuluar për qëllime përfitimi financiar, dhe gjithçka ka ndodhur gjatë 30 muajve të fundit. Shqipëria renditet e para dhe pas saj vjen Italia, me 70 ndeshje të dyshuara si të manipuluara, 20 prej të cilave janë të Serisë A, 36 të serisë B dhe 14 të Lega Pro. Në vendin e tretë ishte Moldavia me 66 ndeshje të dyshuara, më pas Estonia me 46 ndeshje, Greqia me 45 ndeshje, Rusia 42 ndeshje, Maqedonia 37 ndeshje, Bullgaria 35 ndeshje, Letonia dhe Estonia me 31 ndeshje. Sipas “Sport Radar”, vendi me futbollin më të pastër në Europë konsiderohej Belgjika, me vetëm një ndeshje të dyshuar, e cila i paraprinte Holandës dhe Francës me vetëm dy ndeshje të dyshuara.

 Dënim me 7 vjet burg

“Paracaktimi i rezultateve në garat sportive përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 2 vjet burgim. Po kjo vepër, kur kryhet me qëllim përfitimi pasuror, dënohet me burgim nga 2 deri në 7 vjet dhe gjobë nga 100 mijë lekë deri në tre milionë lekë”. Kështu thuhet në ligjin kundër trukimeve, i cili u miratua në Parlament para katër viteve pas iniciativës për një futboll “me këmbë të pastra”, i cili synoi rishikimin e ligjit për të frenuar fenomene si trukime, shitje apo fiksime të rezultateve. Gjithsesi, nga ajo kohë, ky ligj nuk është implementuar qoftë edhe një herë të vetme.

Kosovari: “Ylli argjentinas është një ndjekës i rregullt i modës, kujdeset shumë për imazhin”

 Muhamet Hasani, stilisti shqiptar që vesh Lionel Mesin

 Lojtari më i mirë në botë, Lionel Mesi, katër herë fitues i “Topit të Artë” (rekord) dhe fitues i freskët e “Këpucës së Artë” në Europë (tri herë, rekord), i befasoi të gjithë me veshjen e tij. Por, për yllin e Barcelonës e të Argjentinës kujdeset një shqiptar, kosovari Muhamet Hasani. Muki, siç njihet ndryshe, është rrobaqepës dhe punon në firmën itaiane ‘Ermenegild Zehna’. Ai jeton në Barcelonë prej vitit 2000, kurse gjysma e jetës i ka shkuar në kurbet. Kosovën e ka lënë në vitin 1989. “Në këtë firmë punoj nga viti 1995, 7 vjet kam punuar në Angli, kurse nga viti 2000 në Barcelonë. Gjatë punës së tij ka pasur shumë vizitorë, por klientin më të ‘veçantë’ e ka Lionel Messin, të cilin e ‘mësoi’ se si të vishet për ceremoninë e marrjes së çmimit “Topi i Artë 2010’. “Para se të shkonte në Cyrih për të marrë “Topin e Artë për vitin 2010, ai ishte në firmën tonë, së bashku me babain e tij, vëllezërit dhe njerëzit tjerë. Erdhi për të zgjedhur teshat të cilat do t’i vishte në ceremoni. Fillimisht më kërkoi që t’ia bëja një propozim. I thashë të vishte këmishën e bardhë, xhaketën e zezë, kurse kravatën e kaltër, pasi kjo e fundi do t’i shkonte me ngjyrat e shtetit të tij, Argjentinës. Ai pranoi me kënaqësi. Ato rroba ia dërguam në Zvicër dhe më pas i veshi në ceremoni”, tregon “Muki”. Muhameti gjatë intervistave për mediat kosovare ka treguar edhe për tipin e Mesit. “Është aq njeri i mirë dhe i thjeshtë sa që kemi biseduar rreth 30 minuta me të. Më pyeti se prej nga vijë. I thashë nga Kosova dhe e dinte shumë pak. U desh t’ia shpjegoj me hartë se ku gjendet Kosova. Më tha se kurrë nuk ka takuar njeri nga Kosova. Më pyeti se çfarë gjuhe flasim. Është shumë djalë i mirë. I urtë. Është tip më ndryshe se Ronaldo. Nuk është mendjemadh”. Kjo nuk ishte vizita e parë dhe as e fundit e Messit në firmën “Ermenegild Zehna”. Mesi nuk është një lojtar i veçantë vetëm në fushën e lojës por edhe në stilin e veshjes që e identifikon nga kolegët e tij. Ylli argjentinas është një ndjekës i rregullt i modës prandaj ai nuk dëshiron të humbasë asnjë rast për të reklamuar imazhin e tij edhe jashtë fushës. Për të tërhequr vëmendjen në këtë aspekt, sulmuesi i Barcelonës ka punësuar një stilist shqiptar. Muhamet Hasani kuron deri në detaj imazhin e numrit 10. Por surprizat vazhdojnë sepse gjatë ceremonisë për dorëzimin e çmimit “Këpuca e Artë”, Messi u shfaq me një kostum të ri, sigurisht të stiluar vetëm për të nga duart e shqiptarit që punon prej vitesh për llogari të kompanisë italiane “Ermenegild Zehna”. Shumë klas, si në fushë ashtu edhe përpara objektivit të kamerave, ku një një një penelatë shumëngjyrëshe vjen edhe nga Shqipëria. Krahas Messit, firmën në të cilën punon Hasani e ka vizituar edhe kapiteni i Barcelonës, Karles Pujol. Muhameti thotë se Pujol, është tip shumë më i gjallë se Messi. “Ai vishet më shumë në mënyrë sportive”.

 U-19, Shqipëria e femrave njeh kundërshtarët

 Kombëtarja U-19 e futbollit për femra njohu kundërshtarët e eliminatoreve të Kampionatit Europian. Vajzat tona do të luajnë në grupin 3 kundër kualifikuese Norvegjisë, Skocisë dhe Polonisë. Ndeshjet do të zhvillohen në vendin tonë, në shtator të vitit të ardhshëm. Kjo është hera e parë që në vendin tonë organizohet një turne në futbollin e femrave, ndërkohë që janë zhvilluar turne kualifikues U-19, U-17 dhe turne miqësor U-15 (për meshkuj). Shqipëria ka dhe Komëbtaren A të femrave (drejtohet nga Altin Rraklli), e cila është duke zhvilluar ndeshjet elinatoret të Kampionatit Botëror “Kanada 2015” dhe ndodhet në grup me Norvegjinë, Holandën, Belgjikën, Portugalinë dhe Greqine, teksa ka arritur të fitojë me këtë të fundit.