UEFA merr vendim, Kosova nuk mund të luajë kundër një tjetër shteti

428
BAKU, AZERBAIJAN - SEPTEMBER 07: A general view inside the Kosovo changing room prior to the UEFA Nations League D group four match between Azerbaijan and Kosovo at Baku Olimpiya Stadionu on September 7, 2018 in Baku, Azerbaijan. (Photo by Francois Nel - UEFA/UEFA via Getty Images)
Sigal

Kosovës i shtohet një tjetër shtet ndaj të cilit nuk mund të ndeshet në arenën ndërkombëtare në ndeshjet e futbollit dhe tashmë vendimi është dekretuar zyrtarisht nga UEFA. Duke marrë shkas nga problemet organizative dhe të sigurisë për duelet e futbollit të femrave mes Kosovës dhe Serbisë, Paneli i Emergjencës i UEFA-s u mblodh dhe vendosi që përfaqësueset dhe klubet e dy shteteve të evitonin ndeshjet ndaj njëri-tjetrit.

“Paneli i Emergjencës i UEFA-s u mblodh të mërkurën për të diskutuar situatën e ndeshjeve mes Kosovës dhe Rusisë. Duke marrë në konsideratë rreziqet e sigurisë rreth ndeshjeve mes skuadrave nga Rusia dhe Kosova, Paneli vendosi se të dy skuadrat nuk do të vihen më përballë njëra-tjetrës në çfarëdolloj aktiviteti të organizuar nga UEFA deri në një njoftim tjetër.

Sa u përket ndeshjeve të kualifikuesve të Europianit 2021 për futbollin e femrave mes dy skuadrave që janë planifikuar në Grupin A, Paneli i Emergjencës i UEFA-s vendosi që të dy ndeshjet të organizohen nga dy federatat në fushë asnjanëse”, shkruhej në vendimin e UEFA-s.

Në vendimet e mëparshme, Kosova e kishte të ndaluar të shortohej në grup me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, ndërsa tani do të ketë edhe një alternativë më pak në short për aktivitetet ndërkombëtare.