U shpall kampione bote, Romela Begaj rezulton pozitive në testin për doping

672
Peshëngritsja shqiptare Romela Begaj ka rezultuar pozitive në testin e dopingut. Lajmi ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes që ditën e premte, por ende nuk është bërë zyrtar.
Romela Begaj është shpallur kampione bote një muaj më pare në Botërorin që u zhvillua në SHBA.
Në stilin e shkëputjes Romela u rendit e para duke fituar medaljen e arit ndërsa në dygarësh zuri vendin e dytë duke fituar medaljen e argjëndë.
Peshngritsja shqiptare në provën e parë në stilin e shkëputjes ngriti 103 kg, më pas shtoi 2 kg në shtangën e saj, duke e realizuar me sukses provën e dytë, ndërsa në të tretën provoi 107 kg, për të siguruar medaljen e artë, me 1 kg më shumë se rivalja kolumbiane.
Kjo është hera e dytë që Romela Begaj rezulton pozitive në testet antidoping, pas asaj të vitit 2014.
Sigal