U rendit i 6-ti, Ronaldo tërbohet me kryeredaktorin e “France Football”, ja çfarë shkruan….

239
Sigal

Cristiano Ronaldo u rendit i gjashti në renditjen për “Topin e Artë”, ndërkohë që para ceremonisë ai ka reaguar për të hedhur poshtë deklaratën e kryeredaktorit të France Football, Pascal Ferre, i cili tha se portugezi e ka fiksim që ta mbylle karrierën me më shumë “Topa të Artë” se Lionel Messi.

“Rezultati i sotëm shpjegon pse Paskal Ferre tha që unë i kisha treguar se ambicia ime e vetme ishte të fitoja me shumë Topa të Artë në karrierë se Lionel Mesi. Paskal Ferre gënjen. Ai përdori emrin tim për të promovuar veten e tij dhe profesionin që ai bën.

“Është e papranueshme që një person i cili është përgjegjës për dhënien e një çmimi kaq prestigjioz të gënjejë kështu. Është një mungesë respekti totale. Gjithashtu gënjeu duke justifikuar mungesën time në ceremoni, si pasojë e rregullave të karantinës që nuk kanë arsye të ekzistojnë”.

“Dua të përgëzoj këdo që e fiton sepse unë e kam mbështetur karrierën time tek loja e pastër. Unë fitoj për veten dhe jo për të tjerët. Ambicia ime më e madhe është që të fitojë titujt më prestigjioz me klubin dhe kombëtaren time. Dua të jem shembull për ata që duan të bëhen futbollistë. Dua që emri im të shkruhet me germa të arta në historinë e futbollit”.

“E përmbyll shkrimin tim duke thënë që fokusi im është tek ndeshja e radhës me Mançester United. Pjesa tjetër? Le të mbetet ashtu”, shkruan Ronaldo në postimin e tij