Sigal

Interi bëri një tjetër hap fals mbrëmë në “Seria A”, duke u ndalur me rezultatin 2-2 në shtëpi, por gjatë lojës zikaltërit morën dy goditje pasi Asamoah dhe Vrsaljko lanë fushën të dëmtuar.

Sot është bërë edhe verifikimi i gjendjes së tyre, që sipas mediave italiane nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ata do të jenë në dispozicion të skuadrës për sfidën ndaj Bolognës, e cila do të luhet pasditen e të shtunës, në orën 18:00.

Ndërkohë sot, ashtu siç paralajmëroi në konferencë për shtyp pas ndeshjes me Torinon, Spalletti nuk u ka lënë asnjë ditë pushim lojtarëve, por ka nisur përgatitjet për Bolognën.

Gjithçka filloi me një ballafaqim mes lojtarëve dhe trajnerit, ku tekniku zikaltër ka evidentuar problematikat e ndeshjes me Torinon dhe ka bërë thirrje për përqendrim maksimal, por pa bërë dramë për rezultatin.