Turpëroi Gjermaninë në Botëror, Low merr vendimin final për të ardhmen

625
Sigal

Kur të gjithë prisnin shkarkimin e Joakim Low, “Sport Bild” ka publikuar një lajm ekskluziv ku thuhet se tekniku do të vazhdojë të jetë pjesë e “panzerave” pavarësisht zhgënjimit në këtë Botëror.

Ky vendim është marrë nga vetë Lëv, i cili do të respektojë kontratën që i skadon në vitin 2022, ku do të marrë përsipër t’i rikthejë nderin Gjermanisë.

Tifozët gjermanë nuk e kanë pritur mirë këtë lajm, pasi sipas tyre Low duhet të largohet nga kombëtarja.