Tuheli mposht Murinjon, Chelsea triumfon në derbin e Londrës (VIDEO)

157
Sigal

Çelsi ka fituar në derbin e Londrës, duke mposhtur minimalisht skuadrën e Totenhemit.

“Blutë e Londrës”, kaluan në avantazh në minutën e 24’ me Zhorzhinjon, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Këtë avantazh skuadra e Thomas Tuhel e administroi shumë mirë, duke qarkulluar topin dhe duke krijuar kështu disa raste të tjera për shënim, por pa sukses.

Totenhemi i Murinjos u shfaq i pafuqishëm për të reaguar, duke mos mundur të shënonin të paktën 1 gol, që mund të siguronte 1 pikë. Me këtë fitore Çelsi ngjitet në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Totenhemi mbetet në vendin e tetë me 33 pikë.