Triumf emocionues ndaj Zvicrës, Kombëtarja e futsallës si Shqipëria U21

62
Sigal

Shqipëria e Futsallës fitoi 3-2 ndeshjen e parë miqësore kundër përfaqësueses së Zvicrës. Në takimin e zhvilluar pasditen e sotme në Parkun Olimpik të Tiranës, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli arritën një sukses fantastik me përmbysje, falë një takimi emocionues dhe të luftuar.

Kuqezinjtë e nisën sfidë me këtë formacion titullar: Christiano Da Silva Cardoso, Mentor Mejzini (C), Ermir Kryeziu, Halim Selamaj, Arif Limani. Shqipëria u ndëshkua dy herë në pjesën e parë nga Buckson dhe Lanzendorfer.

Por, ekipi shqiptar nuk u dorëzua, luftoi, besoi dhe bëri gjithçka bukur në fraksionin e dytë. Në minutën e 23-të shënoi me anë të Halim Selmanajt. Ndërkohë që 5 minuta para fundit, ishte sërish Selmanaj që barazoi shifrat.

Në minutën e fundit të ndeshjes, kuqezinjtë arritën të përmbysnin rezultatin falë një autogoli të Buckson. Një fitore me zemër, që tregon rritjen e Shqipërisë në Futsallë.

Kombëtarja e futsallës do të luajë edhe një tjetër miqësore të premten, po ndaj Zvicrës.