Trajneri i kombëtares, Edy Reja: Skema mbetet e njëjtë, do ketë 3-4 ndryshime në formacion

484
Sigal

Trajneri i kombëtares, Edy Reja është shprehur se në sfidën e radhës ndaj Moldavisë do t’i qëndrojë besnik skemës 3-5-2, ndërkohë që ka paralajmëruar 3-4 ndryshime.

“Nesër do të flas me lojtarët. Kush është më i lodhur, ai do të qëndrojë pushim. Kemi edhe 24 orë për të vendosur. Mund të bëjmë 3-4 ndryshime, në mesfushë mund të ketë ndonjë lojtarë që mund pushojë. Mavraj? Nuk e di, do të flas me lojtarët dhe më pas me mediat.

Skema 3-5-2? I ka të gjitha mundësit për ta luajtur. Në mbrojtje, kemi nevojë për përmirësime. Hysaj bëri një ndeshje të mira, por episodet mund të vendosin sfidat. Sigurisht që kemi mundësit për të bërë më mirë.

3-4 ndryshime do të jenë në formacion, por nuk e di se kush do të luajë. Uzuni, Ndoj dhe Sadiku, mund të kenë hapësira. Sadiku ka konfidencë të mirë me golin.

Moldavia? Janë rivalë të vështirë, nuk ka ekipe të thjeshta. Superioriteti duhet vërtetuar në fushë. Islandën e sulmuam shumë lart dhe të njëjtën gjë duhet ta bëjmë edhe nesër. Futbollit nuk i dihet kurrë, mund të ndodhë që të ndëshkohesh nga një episod, të shpresojmë të jetë në favorin tonë”.