Trajneri Dukiç apel tifozëve: Tu kthejmë mikpritjen shqiptarëve

480
Trajneri i Partizanit të Beogradit, Miroslav Dukiç, dje në konferencën për shtyp, i ka vlerësuar maksimalisht korçarët, njëherësh u ka bërë thirrje tifozëve që të mendojnë vetëm për futbollin. “Jemi të vetëdijshëm se ndaj Skënderbeut luajmë një nga dy ndeshjet më të rëndësishme në grup. Do të jetë një takim i vështirë, por ne duam vetëm fitoren. Në stadium nuk presim probleme, na duhet spektakël futbollistik në një ndeshje të madhe, ndaj duhet të flasim vetëm për futboll, jo për gjëra të tjera”, ka deklaruar dje trajneri Dukiç, i cili tregoi edhe për situatën në skuadrën e tij. “ Nuk do të jetë faktor lodhja fizike, për këtë nuk kemi justifikime dhe do të luajmë në sulm. Edhe Stojkoviç besoj se do të jetë gati, por kemi pasur edhe një dëmtim gjatë stërvitjes së fundit, e presim si do të jetë situata”, theksoi Dukiç i Partizan.
Sigal