Tottenham këmbëngul për të blerë bishën e Wolves

207
Sigal

Tottenham këmbëngul për të siguruar shërbimet e Adama Traore në ditët e fundit të merkatos në Premier League. Sipas asaj që raporton Sky Sports, klubet janë shumë pranë një marrëveshjeje.

“Spurs” deri tani kanë arritur të ofrojnë deri në 25 milionë euro. Nga ana tjetër, Wolves kërkon 30 milionë euro për mesfushorin spanjoll.

Traore pritet të veshë fanellën e Tottenham dhe të jetë në dispozicion të trajnerit Conte, i cili ka nevojë për një lojtarë me muskuj në lojën e tij shumë energjike.