Topi i gjuajtur nga Ronaldo i theu hundën, ja çfarë kërkon tifozja si dëmshpërblim

449
Sigal

Në ndeshjen që u zhvillua dy ditë më parë Juventus-Chievo tifozja e zjarrtë e skuadrës së Juventuesit Elena Di Martino është goditur në pjesën e hundës.

Tifozja qëndronte e ulur pas portës së Allianz Stadium kur krejt papritur topi doli nga fusha dhe e goditi në fytyrë.

Gjuajtja u realizua nga Cristiano Ronaldo. Futbollisti e shkelmoi aq fort topin sa 46 vjeçares i është thyer hunda.

Por tifozja e zjarrtë e ka falur Cristianon dhe pret vetëm një ftesë për darkë. Nuk dihet ende nëse futbollisti do ti thojë po, por e sigurt mbetet që Di Martino do të kthehet së shpejti në stadium.