Sigal

Ditën e djeshme, revista franceze “France Football”, shpalli listën me 30 futbollistët kandidatë për “Topin e artë” të vitit 2018.

Kandidat kryesor për fitimin e këtij trofeu është mesfushori Luka Modriç. Kroati ishte protagonist me skuadrën e tij përfaqësuese duke arritur deri në finalen e kupës së botës në Rusi. Modriç gjithashtu triumfoi në ligën e kampionëve me Realin e Madridit. Kandidatura e tij bëhet më e fortë për faktin se kroati u shpall, më herët këtë vit, lojtari më i mirë si nga Uefa, ashtu edhe nga Fifa.

Për herë të parë pas 10 vitesh mund të thyhet hegjemonia e dy gjigandëve të këtij sporti si, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi, të cilët se bashku e kanë ndarë këtë trofe mes njëri tjetrit në dekadën e fundit. Në fakt lojtari i fundit, pa llogaritur dyshen Ronaldo-Mesi, ka qenë Rikardo Kaka. Braziliani u shpall lojtari më i mirë në vitin 2007 pas sezoni fantastik që zhvilloi atë kohë me milanin, duke kulmuar me triumfin në Ligën e Kampionëve. Që prej atij viti, topin e artë e ka fituar në 5 raste Messi (2009, 2010, 2011, 2012, 2015) dhe në pesë raste të tjera Ronaldo (2009, 2010, 2011, 2012, 2015).

Kandidatë të tjerë për këtë çmim, janë dy francezët, Kilian Mbape dhe Antuan Grizman. Dy sulmuesit u shpallën kampionë bote me Francën duke triumfuar këtë verë në Rusi. Krahas suksesit me kombëtaren, dy lojtarët arritën suksese edhe në nivel klubesh. Grizman fitoi Ligën e Evropës me Atletikon e Madridit, ndërsa Mbappe u shpall kampion france me PSG-në.

“Topi i artë” jepet për arritjet e një futbollisti gjatë 1 viti kalendarik, duke e bërë fituesin, lojtarin më të mirë në botë. Ky çmim jepet nga revista prestigjoze franceze dhe votohet nga rreth 50 gazetarë. Ceremonia e këtij viti do të zhvillohet në datën 3 dhjetor 2018.

1- Sergio Agüero (Argjentinë/Mançester Siti)
2 – Alisson Becker (Brazil/Roma dhe Liverpul)
3 – Gareth Bale (Uells/Real Madrid)
4 – Karim Benzema (Francë/Real Madrid)
5 – Edinson Cavani (Uruguai/Psg)
6 – Thibaut Courtois (Belgjikë/Çelsi dhe Real Madrid)
7- Cristiano Ronaldo (Portugali/Real Madrid dhe Juventus)
8- Kevin De Bruyne (Belgjikë/Mançester Siti)
9- Roberto Firmino (Brazil/Liverpul)
10- Diego Godin (Uruguai/Atletiko Madrid)
11- Antoine Griezmann (Francë/Atletiko Madrid)
12- Eden Hazard (Belgjikë/Çelsi)
13- Isco (Spanjë/Real Madrid)
14- Harry Kane (Angli/Totenhem)
15 – N’Golo Kanté (Francë/Çelsi)
16 – Hugo Lloris (Francë/Totenhem)
17 – Mario Mandzukic (Kroaci/Juventus)
18 – Sadio Mané (Senegal/Liverpul)
19 – Marcelo (Brazil/Real Madrid)
20 – Kylian Mbappé (Francë/Psg)
21 – Lionel Messi (Argjentinë/Barcelona)
22 – Luka Modric (Kroaci/Real Madrid)
23 – Neymar (Brazil/Psg)
24 – Jan Oblak (Slovenia/Atletiko Madrid)
25 – Paul Pogba (Francë/Mançester United)
26 – Ivan Rakitic (Kroaci/Barcelona)
27 – Mohamed Salah (Egjipt/Liverpul)
28 – Sergio Ramos (Spanjë/Real Madrid)
29 – Luis Suarez (Uruguai/Barcelona)
30 – Raphael Varane (Francë/Real Madrid)