Top 10 klubet që kanë paguar më tepër për transferimet e futbollistëve

79
Sigal

CIES, një qendër ndërkombëtare për studimet sportive, bëri një studim interesant për klubet që paguajnë më tepër për transferimet e futbollistëve.

CIES bëri hulumtimin për klubet e pesë kampionateve “big” (Angli, Spanjë, Gjermani, Itali dhe Francë) për periudhën nga korriku 2012 deri më sot.

Studimi krahasoi vlerat e lojtarëve para transferimit, të vlerësuara sipas modelit statistikor CIES, dhe tarifat aktuale të paguara për futbollistët.

Hulumtimi konfirmoi se klubet e Premier League janë konsumatorët më të mëdhenj jorealistë dhe në vend të parë është Manchester United , i ndjekur nga Juventusi .

Investimi total i Manchester United për 33 transferime për të cilat është paguar komision nga viti 2012 e deri më sot arrin në 1.59 miliardë euro, që është 18 përqind më shumë se 1.36 miliardë euro me të cilat janë vlerësuar vlerat reale të atyre lojtarëve. Kjo do të thotë se United pagoi 238 milionë euro më shumë se sa vlenin realisht futbollistët, sipas vlerësimit të CIES.

Në vend të dytë renditet Juventusi me një mbipagesë prej 234 milionë eurosh, ndërsa PSG është i treti (162 milionë euro).

Janë 12 klube angleze në mesin e 23 klubeve që e kanë mbipaguar një futbollist me 50 e më shumë milionë euro në periudhën e sipërpërmendur.

Top 10 klubet që kanë paguar më shumë futbollistët:

Manchester United (+238 milionë euro)

Juventus (+234 milionë euro)

PSG (162 milionë euro)

Aston Villa (149 milionë euro)

Real Madrid (148 milionë euro)

Chelsea (135 milionë euro)

Arsenal (129 milionë euro)

Rennes (114 milionë euro)

Everton (97 milionë euro)

Borussia Dortmund (77 milionë euro)