Tjetër telash për Nejmar, brazilianin e akuzojnë si organizator të prostitucionit për persona VIP

521
Sigal

Nejmar para disa kohëve ia doli të mbyllte problemet me drejtësinë. Braziliani u përball me akuzën e përdhunimit teksa modelja Najila Triandade këmbëngulte se futbollisti kishte abuzuar me të, megjithatë forca e ligjit ishte në anën e sulmuesit.

Por, Najila nuk është dorëzuar përballë Nejmar dhe tashmë së bashku me avokatin e saj po përpilon një tjetër akuzë, atë të organizimit të prostitucionit për persona VIP. Akuza konsiston në pretendimin se Nejmar përdor femra nga Brazili për t’i shfrytëzuar në Francë.

Një akuzë tejet e rëndë ndaj 28-vjeçarit, i cili tashmë nuk duhet të shqetësohet vetëm për fushën e blertë dhe formën fizike, por edhe për telashet ligjore. Megjithatë, duhet përmendur se deri në këto momente, avokatët e Nejmar kanë refuzuar të pranojnë se ekziston një akuzë e tillë.