Tjetër largim nga Kombëtarja, mesfushori “braktis” ekipin një ditë para ndeshjes për Botërorin

227
Sigal

Pas largimit të Kamberit, një tjetër lojtar është larguar nga Kombëtarja. Nedim Bajrami është larguar nga grumbullimi më Kombëtaren e Shqipërisë, 1 ditë para ndeshjes me San Marinon. Fantazisti është rikthyer te skuadra italiane e Empolit.

Mesfushori kuqezi, i cili pak ditë më parë u pajis me pasaportën shqiptare, nuk e ka marrë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga FIFA për të luajtur një ndeshje zyrtare. Duhet thënë se bëhet fjalë për çështje burokratike, të cilat pengojnë futbollistët. Ai më parë ka luajtur me moshat e Zvicrës, raportojnë mediat.

Bajrami aktualisht luan me skuadrën e Empolit është grumbulluar me kombëtaren kuqezi pas paraqitjeve fantastike me skuadrën e tij në Serinë B italiane. Bajrami duhet të presë për të realizuar ëndrrën e madhe.