Tirana nuk ndalet në merkato, zyrtarizon dy blerje brenda 30 minutash

470
Sigal

Tirana pasi konfirmoi në krye të skuadrës trajnerin Ardian Mema, ka nisur të punojë edhe në merkato, teksa brenda një periudhe prej gjysmë ore ka zyrtarizuar dy goditje të rëndësishme.

Elton Cale është goditja e parë e bardhebluve. Mesfushori brazilian me tipare sulmuese ka nënshkruar kontrate 2-vjeçare me Tiranen. Ish-futbollisti i Flamurtarit do të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës për dy sezonet e ardhshme. Cilësi dhe eksperiencë në kampionatin shqiptar, Cale konsiderohet një afrim shumë i rëndësishëm për Tiranës. Në muajin korrik braziliani do t’i bashkohet ekipit në ditët e para përgatitore.

Surpriza ka qenë Agustin Torrasa. Sulmuesi argjentinas ka nënshkruar marrëveshjen që e bën pjesë të Tiranës për sezonin e ardhshëm me opsionin për të vazhduar bashkëpunimin edhe një tjetër vit.

Ish- futbollisti i Flamurtarit do t’i bashkohet Tiranës në ditët e para përgatitore në muajin korrik. Kujtojmë që Torrasa u bë i njohur në Shqipëri me fanellën e Partizanit, por tashmë do të veshë fanellën e rivalëve të përjetshëm të të kuqve.