Tirana merr vendimin përfundimtar për Egbo

583
Sigal

Tirana ka zyrtarizuar sot me një postim në rrjetet sociale, se Egbo do të vijojë të jetë në krye të bardhebluve deri në fund të sezonit.

“Emanuel Egbo do të vijojë në krye të Tiranës. Trajneri bardheblu gëzon besimin e plotë të presidentit, klubit dhe skuadrës për të marrë zyrtarisht drejtimin.

Pas tri ndeshjeve me të në krye, klubi ka vendosur t’i besojë deri në përfundim të sezonit pankinën bardheblu. Një zgjedhje brenda familjes për të synuar objektivat sezonale. Egbo prej gjashtë vitesh është pjesë e stafit teknik të Tiranës, ndërkohe që ka eksperiencën e duhur dhe kualifikimet përkatëse për të drejtuar skuadrën.”

Një vendim logjik që erdhi në bazë të rezultateve të arritura në këtë fund të viti. Egbo fillimisht i emërua trajner emergjence pas shkarkimit të Julian Ahmatajt, vetëm pak ditë para derbit. Suksesi ndaj të kuqve e më pas fitoret me Flamurtarin dhe Laçin 3 bindën Halilin për të mos u nxituar me emërimin e një trajneri të ri, kur alternativa fituese ishte brenda familjes.