Tirana gjen zëvendësuesin e Dokës, blen lojtarin e Maqedonisë së Veriut

322
Sigal

Tirana gjen menjëherë zëvendësuesin e Dokës, i cili është larguar nga klubi bardheblu.  “Gol.mk” konfirmon se lojtari i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Kristijan Tosevski, do të ketë një klub të ri sezonin e ardhshëm:

“Mbrojtësi i shkëlqyer do të zëvendësojë fanellën e kampionit të Vardarit me atë të kampionit të Shqipërisë, Tiranës. Pasi nuk u pajtua të vazhdojë bashkëpunimin me “kuqezinjtë”, mbrojtësi 26-vjeçar konsideroi opsionet ku do ta vazhdojë karrierën e tij dhe më në fund vendosi të pranojë ofertën e Tiranës.

Ai ka gjetur marrëveshjen për një kontratë 2-vjeçare, me opsion për një të tretë me kampionin shqiptar. Tosevski është një nga lojtarët më të qëndrueshëm në PMFL. Ai fitoi Kupën e Maqedonisë me Pelister dhe kampionatin me Vardar. Në sezonin e fundit luajti 22 ndeshje, shënoi 1 gol dhe dha 5 asiste. Tosevski mund të luajë në disa pozicione në mbrojtje, në qendër dhe në të dy krahët.