Sigal

Ndeshjet e këtij turi do t’i mbyllte takimi më interesant ai që vuri përballë Tiranën dhe Flamurtarin. Të ndodhura në një situatë të pashpresë për të marrë ndonjë vend që të çon në Europa Legue, për të dy skuadrat Kupa e Republikës ka qenë një objektiv “shpëtimtar”, i vetëm dhe madhor. Të dyja skuadrat kanë hedhur në formacionet bazë futbollistët më të mirë të mundshëm, çka tregonte edhe rëndësinë e kësaj ndeshje. Tiranasit e kanë nisur mirë sfidën teksa në të 10’ i kanë pasur të gjitha mundësitë për të kaluar në avantazh. Një ndërhyrje e gabuar ndaj Hoxhallarit, ka bërë që kryesori Bajramaj mos të hezitojë për të dhënë një penallti, të cilën Hasani nuk ka mundur ta realizojë. Më tej futbollistët do të “luanin” me baltën deri sa do të vinte e 25’ atëherë kur reshjet e shiut e bënë të pamundur vazhdimin e mëtejshëm të këtij takimi. Ka qenë kërkesa e vazhdueshme e trajnerit vlonjat Daja që ky takim të shtyhej me arsyetimin se nuk mundet të luhej futboll në këto kushte, por vendimin e ka dhënë gjyqtari Kreshnik Bajramaj vetëm kur e pa të arsyeshme se nuk mund të vazhdohej më tutje. Ka qenë një vendim i marrë nga zyrtarët e të dy ekipeve që ky takim të rifillojë ditën e nesërme në orën 13:00 në të njëjtën minutë ku edhe u ndërpre.

Takimet e dyta të turit II do të zhvillohen ditën e mërkurë, në 6 shkurt 2019

Ndeshjet e para

Grupi A

Kastrioti-Partizani                 2-4

Shënues: Vatnikaj 13′, Shehu 71′ / Hebaj 31′, 75′, Mensah 41′, Trashi 69′

Beslidhja-Skënderbeu           1-2

Shënues: O. Kamara 26′ / Xhon 10′, Gripshi 51′

Egnatia-Luftëtari                   0-3

Shënues: Ramadani 49′ (penallti), Dunga 54′, Rapo 83

Vllaznia-Kamza                      2-1

Shënues: Marku 58′, Zhunior 76′ / Mehmeti 20

Grupi B

Apolonia-Kukësi                     2-1

Shënues: Gjata 42′, Hysenshahaj 54’/ Ethemi 59′

Bylis-Laçi                                2-0

Shënues: Bytyçi 6′ (penallti), Bajramaj 84′

Lushnja-Teuta                                    1-3

Shënues: Gjyla 86′ / Kallaku 30 (penallti), Vila 36′, Progni 51′

Tirana-Flamurtari

 

Superliga Faza III

Java e 19

Nesër 25 janar 2019

Skënderbeu- Partizani            18.00

26 janar 2019

Kf Teuta-Flamurtari FC          17.00

KF Kukësi-KF Laçi                14.00

27 janar 2019

KS Luftëtari-Ks Kastrioti       14.00

KF Tirana-FK Kamza             17.00