Tifozja polake që ndoqi ndeshjen mes shqiptarëve tregon të vërtetën e përplasjeve

229
Sigal

Të shumta kanë qenë reagimet pas ndeshjes së djeshme, teksa tifozët hodhën shishe në drejtim të futbollistëve të Polonisë. Një tifoze polake, e pranishme në “Air Albania”, ka qenë ajo që ka deklaruar se situata nuk është siç përshkruhet në media apo edhe vetë futbollistët e Polonisë.

Kinga Stachow, një polake e cila jeton dhe punon në Shqipëri prej dy vitesh, ka ndjekur ndeshjen e mbrëmshme mes tifozëve shqiptarë teksa ka dhënë një intervistë për portalin “SportoweFakty”.

“Nuk u ndjeva aspak në rrezik. Vendasit reaguan me buzëqeshje ndaj meje, ata bënë edhe fotografi me mua”, tregoi tifozja e cila ishte me fanellën e Polonisë në stadium, por jo në tribunën që u rezervua për miqtë.

“Tifozët nga një sektor, të cilët ishin pranë tifozëve që kishin ardhur nga Polonia, janë përgjegjës për atë që ndodhi. Ata u përplasen me njëri-tjetrin gjatë gjithë ndeshjes dhe pas golit, emocionet shpërthyen. Ka njerëz kudo që i kërkojnë këto lloj incidentesh.

Huliganët? Është problem shumë më i madh në Poloni. Këtu, situata të tilla ndodhin shumë rrallë, aq më tepër në ndeshjet e ekipit kombëtar. Unë ndjehem shumë e sigurt këtu”, deklaroi Kinga.