Tifozët dëmtuan stadiumin e ri në derbi, Komisioni i Disiplinës ndëshkon Partizanin dhe Tiranën

443
Sigal

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit gjobit Tiranën dhe Partizanin me gjobë pas dëmeve të shkaktuara nga tifozët në “Air Albania Stadium”.

Derbi i së premtes së shkuar në “Air Albania Stadium” ishte derbi i rekordeve për prezencë tifozësh dhe arkëtimesh duke e shndërruar impiantin e ri në një ambient festiv.

Por jo çdo gjë ka shkuar siç duhet pasi në stadium dy tifozeritë kanë shkaktuar dëme. Te sektori i tifozëve të kuq janë thyer 15 stola ndërsa më shumë se 50 tek ai bardheblu.

Për këto arsye, por edhe për përdorimin e mjeteve piroteknike, disiplina e FSHF ka gjobitur me nga 2 mln lekë klubet dhe i detyron të zhdëmtojnë stadiumin.

VENDIMI

1. KF “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/1;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.
KF “Partizani” detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

2. KF “Tirana” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/2;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.
KF “Tirana” detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

3. Zyrtari i KS Luftëtari Neritan Novi për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 55/2 te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. Çeljen e hetimit disiplinor për incidentet në ndeshjen Shkumbini – Dinamo.