Thomas Strakosha ndal Piatek, s’ka fitues në gjysmëfinalen e parë Lazio-Milan

504
Sigal

Lazio dhe Milan nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Dueli i luajtur në “Olimpico” ka dhuruar pak spektakël, duke lënë të hapur gjithçka për duelin e kthimit.

Milani mori një goditje jo të lehtë teksa Kessie braktisi fushën pas 30 minutash për shkak të një dëmtimi. Immobile, Milinkovic-Savic dhe Parolo kishin tre mundësi të mira në 45-minutat e para, por pa mundur që të realizojnë.

Në fillimin e fraksionit të dytë, Piatek dha një sinjal, por goditja e tij u devijua në fund në rivënie anësore. Lazio luan më mirë, por provon me goditje nga distanca pa mundur që të vendosë në vështirësi portierin Donnarumma, i cili si Strakosha, nuk është se kishte shumë punë.

Ndeshja e kthimit do të luhet në “San Siro” më 24 prill.