“The Best”/ Lionel Mesi shpallet më i miri, mposht Ronaldon e Van Dajkun. Ja të gjitha çmimet e mbrëmjes

480
Sigal

Lojtari më i mirë u shpall Lionel Mesi, që vjet fitoi vetëm La Ligan me Barcelonën, por argjentinasi u nderua me çmimin “The Best”, për paraqitjen e tij personale.

Favorit paraqitej Virxhil Van Dajk, i cili fitoi Champions League me Liverpulin, si dhe u shpall lojtari më i mirë në Premier League. Në këtë çmim garonte edhe Kristiano Ronaldo, por portugezi nuk ishte i pranishëm në sallë.

Çmimi “Puskas” për golin më të bukur, shkoi për Daniel Szori, lojtari i Debrecenit, që ishte më i votuari, për golin e tij ndaj Ferencvarosh. FIFA dha edhe çmimin “The Best” për futbollin e femrave, e cila u fitua nga Megan Rapino.

Më tej, u dhanë edhe çmimi për tifozin e vitit, çmimi “Fair-Play”, si dhe formacionet më të mira për femra e meshkuj. Më poshtë, një tablo e plotë e çmimeve të akorduara këtë mbrëmje.

ÇMIMET “THE BEST” LIVE

LOJTARJA MË E MIRË – MEGAN RAPINO

Çmimi për lojtaren më të mirë femër shkoi për Megan Rapino. Lojtarja 34-vjeçare amerikane, u shpall fituese në këtë çmim, teksa të nominuara ishin edhe Morgan e Bronze.

bandicam 2019-09-23 22-07-15-571

LOJTARI MË I MIRË –LIONEL MESI

Çmimi “The Best”, si lojtari më i mirë tek meshkujt u shpall Lionel Mesi. Një befasi në këtë çmim, teksa të gjithë prisnin Virxhil Van Dajk, por në fund argjentinasi u shpall triumfues. Në këtë çmim, garonte edhe Kristiano Ronaldo, që nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e sotme.

FORMACIONI MË I MIRË

Alisson, De Ligt, Sergio Ramos, Van Dijk, Marcelo, Modric, De Jong, Hazard, Mbappé, Messi dhe Cristiano Ronaldo

TRAJNERI MË I MIRË TEK FEMRAT – XHILL ELLIS

Xhill Ellis u shpall trajnerja më e mirë në futbollin e femrave. Në çmimin e akorduar nga Hoze Murinjo, të nominuara ishin edhe Fill Neville dhe Sarina Uigman.

PORTIERI MË I MIRË – ALISON BEKER

Portieri më i mirë i sezonit që lamë pas, u shpall braziliani Alison Beker. Gardiani i Liverpulit, u shpall kampion në Champions League me të kuqtë. Në garë bashkë me të, ishin edhe Ederson i Mançester Sitit, si edhe Mark-Andre Ter Shtegen I Barcelonës.

FORMACIONI MË I MIRË PËR FEMRA

Van Veenendaal, Lucy Bronze, Fischer, O’Hara, Renard, Ertz, Henry, Lavelle, Marta, Morgan y Rapinoe.

ÇMIMI FAIR-PLAY – MARSELO BIELSA

Trajneri I njohur, Marselo Bielsa, tashmë në krye të Lids Junajtid, iu akordua çmimi “Fair-Play”, për faktin se në takimin ndaj Aston Vilës sezonin e kaluar, i detyroi lojtarët e tij të linin një gol ndaj kundërshtarit, sepse Lidsi shënoi teksa një nga lojtarët e Aston Vilës ishte I shtrirë në tokë I dëmtuar. FIFA e ka vlerësuar këtë gjest nga Bielsa.

PORTIERJA MË E MIRË – VAN VENEDAL

Portierja e Atletikos së Madridit, iu dha çmimi nga Samuel Eto, teksa u zgjodh gardiania më e mirë e sezonit që lamë pas. Nominime të tjera për këtë çmim ishin edhe Endler dhe Lindahl.

ÇMIMI TIFOZI MË I MIRË – SILVIA GREKO

Mamaja braziliane, Silvia Greko, u bë e njohur për të gjithë për faktin që djalit të saj të verbër, tifoz të Palmeirasit, I tregon golat dhe rastet djalit të saj, teksa gjendet të dy në shkallët e stadiumit çdo ndeshje për të përkrahur ekipin e zemrës.

ÇMIMI TRAJNERI MË I MIRË – JYRGEN KLOP

Ashtu siç pritej, trajneri më I mirë është shpallur Jyrgen Klop, që sezonin e kaluar u shpall kampion Europe me Liverpulin e tij. Tekniku gjerman në fjalën e rastit, tregoi se ky është një nder I vërtetë për të.

ÇMIMI PUSKAS – DANIEL ZSORI

Goli më I bukur për sezonin që lamë pas, u shpall ai i Daniel Zsori, lojtari I Debrecenit, që ishte nominuar për golin e tij ndaj Ferencvarosh në 16 shkurt 2019.