Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me mbrojtësin vlonjat

97
Sigal

Merkato në dalje të Teuta. Klubi durrsak ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Hektor Idrizajn. Anësori i djathtë vlonjat, ishte pjesë e bregdetarëve prej gushtit të vitit 2021.

33-vjeçari luajti me Teutën edhe në sezonin 2013/2014, ndërkohë që në Superiore ka veshur edhe fanellat e Partizanit, Skënderbeut, Flamurtarit, Kamzës dhe Bylisit.

KOMUNIKATA E TEUTËS

Hektor Idrizaj nuk do të jetë më pjesë e skuadrës blu. Teuta falënderon mbrojtësin për kontributin e tij, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës.

Skuadra e Edi Martinit e ka nisur vitin 2023 në Superiore me një fitore dhe një barazim. Teuta renditet pas javës së 17-të në vendin e tetë me 18 pikë.