Teuta dhe Partizani ngrenë “flamurin e bardhë”, barazimi “kënaq” Vllazninë

198
Sigal

Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida e javës së 16-të të Kategorisë Superiore. Një rezultat ky që kënaq më së tepërmi… Vllazninë.

Pavarësisht se të dy skuadrat i luajtën të gjitha duke kërkuar fitoren, në fund nuk arritën të siguronin më shumë se 1 pikë, duke bërë që diferenca ndaj shkodranëve kryesues të qëndrojë po 9 pikë.

Jasir Asani hapi serinë e golave në minutën e 8-të, ndërkohë që Krasniqi vendosi baraspeshën në të 37-tën. Vlen të theksohet fakti se Partizani e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me 2 kartona të verdhë të mesfushorit Murataj në minutën e 80-të.

Goli i Blerim Krasniqit 1 – 1 :

Goli i Jasir Asanit 0 – 1 :