Testimi i vaksinës së koronavirusit në Afrikë? Eto’o-Drogba: Nuk mund të na trajtoni si kavje laboratori

400
Sigal

Propozimi kontrovers i mjekëve francezë, që testimi i vaksinave kundër koronavirusit të zhvillohej në Afrikë, ka zemëruar dy legjenda si Samuel Eto’o dhe Didier Drogba.

Ish-yjet e futbollit iu bashkuan zërave kundër, duke mos i kursyer tonet e ashpra. Sipas Samuel Eto’o, “Afrika nuk është parku i lojrave ku të gjithë mund të eksperimentojnë”. Komenti i tij u bë në statusin e publikuar nga Demba Ba, sipas të cilit “Perëndimi dhe njerëzit e bardhë mendojnë se janë superiorë” dhe “është koha për t’u rebeluar”.

Ndërkohë, sipas Drogba, ideja e hedhur “është absolutisht e pakonceptueshme” dhe “afrikanët nuk mund të trajtohen si kavje laboratori”.