“Terr” informativ, Olsen e mbuloi “diellin me shoshë”

525
Nga dita e hënë dhe deri ditën e enjte kur zyrtarisht doli para mediave për ndeshjen Danimarkë-Shqipëri, trajneri danez Morten Olsen dukshëm ka reflektuar një tension, të cilin nuk e shmangu në asnjë rast në seancat starvitore e në kërkesat mediatike për këtë ndeshje. Kështu që, të gjitha seancat stërvitore gjatë javës kanë pasur atmosferë jo fort të mirë sa i përket vëzhgimit të mediave. Vetëm 15 minuta kanë patur në dispozicion gazetarët e shumtë të interesuar për atë që po “gatuan” Danimarka e Morten Olsen për ndeshjen e radhës me Shqipërinë. Stërvitjet e skuadrës daneze kanë nisur me 15 minuta “vëzhgim” nga mediat dhe më pas dyert e tyre kanë qenë të mbyllura. I gjendur nën një tension teknik, trajneri Olsen nuk ka dashur të zbulojë azgjë të fshehtë në radhët e skuadrës së tij, kryesisht para ndeshjes me Shqipërinë dhe gjithçka për të gjatë javës është përfshirë nga një atmosferë jo fort e mirë. Por “dielli më shoshë nuk mbulohet”, dhe kjo fjalë e urtë popullore duket se e ka zbuluar planin e teknkut të Danimarkës, pasi mediatikisht është folur e shkruar se kjo situatë ka ardhur nga mungesat e disa titullarëve për ndeshjen me Shqipërinë. Në këto kushte, në uebsajtet daneze por edhe në ato evropiane, duket se teknku do ti ketë ditët e numruara në bankinën e përfaqësueses së Danimarkës, edhe pse ai në këtë post është kthyer në një legjendë. “Edhe me këto mungesa, ne do të bëjmë maksimumin për fitore. Kjo është rruga e duhur për në Francë”, kështu citohet të ketë thënë dje teknku i Danimarkës, Morten Olsen në një dalje të tij para mediave të ndryshme të interesuara për takimin e sotëm Danimarkë-Shqipëri e të pasqyruar në uebsjatin e internetit të kësaj federate dbu.uk, i cili duke dashur që ti japë moral skuadrës, ka gjetur edhe moralin për postin e tij. “Nuk do të ketë rezultat tjetër veç tri pikëve tona, unë për këtë jam duke punuar, edhe pse me ato mungesa të rëndësishme që tashmë i quaj të mbyllura”, thuhet më tej në prononcimin e teknikut danez Olsen. Në skuadrën e Danimarkës do të jenë tre mungesat e titullarëve në përballjen me Shqipërinë, ku mbrojtësi i majtë Nikolai Boilesen do të jetë jashtë skuadrës pas dëmtimit në gju, ndërkohë që po për këtë lloj dëmtimi nuk do të luajë në dy ndeshjet e Danimarkës edhe mesfushori Kristian Eriksen. Për Danimarkën i dëmtuar është edhe mbrojtësi tjetër Simon Poulsen, ndërsa tensioni para kësaj ndeshjeje duket se nuk përqendrohet vetëm tek kjo treshe e munguar. Ai është shafqur edhe nga drejtues të Federatës Daneze të Futbollit (DBU), të cilët janë të frikësuar nga prania e madhe e shqiptarëve që mund të jenë në këtë përballje në stadiumin “Parken”. Prej tyre kanë qenë të përcaktuara 4 mijë bileta për tifozerinë shqiptare, por mediat e ndryshme në Danimarkë kanë folur se kërkesat për bileta kanë qenë të shumtë nga shqiptarët që jetojnë në Danimarkë, më shumë prej atyre në shtetet fqinjë me të. Do të jenë 5-7 mijë shqiptarë të cilët kanë blerë në forma të ndryshme bileta në treg të lirë dhe këtë FDF-ja e quan si një faktor që mund të ndikojë në rezultatin e ndeshjes në disfavorin e tyre, edhe pse kontrrollet para ndeshjes do të jenë shumë të rreptë ndaj tifozerisë shqiptare. Edhe në rast barazimi skuadra e Danimarkës rrezikon shumë vendin e dytë në grup që të çon direkt në finalet e Evropianit “Francë 2016”, ndërkohë që për Shqipërinë çdo rezultat pozitiv është një konsolidim i vendit të dytë në Grupin I eliminator.
Federata Shqiptare e Futbollit
Viti themelimit: 1930
Pranuar në FIFA: 1932
Pranuar në UEFA: 1954
President: Armand Duka
Trajner i Kombëtares: Xhani De Biazi
Kapiten i Kombëtares: Lorik Cana
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Kapaciteti: 12.500 vende
Federata Daneze e Futbollit
Viti themelimit: 1889
Pranuar në FIFA: 1904
Pranuar në UEFA: 1954
President: Jesper Moller
Trajner i Kombëtares: Morten Olsen
Kapiten i Kombëtares: Daniel Agger
Stadiumi: “Telia Parken Stadium”
Kapaciteti: 38,055 vende
TETOVARO-DANEZI RIZA DURMISHI
Kujdes! Shqiptarët luajnë fort në fushë
Duke qenë se mbrojtësi i majtë i Danimarkës, Nikolai Boilesen është i dëmtuar dhe i pamundur të luajë ndaj Shqipërisë më 4 shtator, trajneri Olsen ka thirrur si zëvendësues të tij shqiptarin 21 vjeçar Riza Durmishi që luan në këtë pozicion te skuadra e Brondby. Edhe pse me origjinë nga Tetova e Maqedonisë por i lindur në Danimarkë, Durmishi e pret me emocion debutimin e tij me përfaqësuesen daneze, i cili vjen pasi ai ka qenë në përfaqësueset e të gjitha grupmoshave daneze. Lidhur me ndeshjen kundër Shqipërisë, Durmishi deklaron emocionin e tij, njëherësh kërkon që skuadra kua ai do të luajë të dalë e fituar. “Ne nuk do të merremi shumë me pikët që ka Shqipëria e vendi i saj në grup. Na duhet të luajmë mirë për të fituar, sepse kemi një skuadër që në fushë luan fort në të gjithë sektorët e saj. Nëse luaj, unë do kem kujdes në mbrojtje, sepse e di që Shqipëria ka lojtarë që luajnë shumë mirë në krahë. Ne do dalim në fushë vetëm për të fituar ndeshjen”, ishte kjo deklarata e Riza Durmishit, alternativës së parë të trajnerit Olsen për të luajtur si mbrojtës i majtë në takimin kundër Shqipërisë.
BASTET
Faforizohet Danimarka, Shqipëria kuota inferiore
Nëse gjatë javës, nga e hëna deri të enjten do ti referoheshim kompanive të ndryshme të basteve në Europë dhe në Botë, me koefiçientët që ato kanë nxjerrë për ndeshjen Danimarkë-Shqipëri, favorizojnë danezët ku fitorja e tyre kuotohet me 1.67, ndërkohë që fitoren e Shqipërisë e kuotojnë me 6.50, çka do të thotë se kësisoj kuqezinjtë do të jenë inferiorë. Barazimi ka kuotën mesatare 3.75, që edhe këtu mundësia për Shqipërinë është e largët për 1 pikë. Gjithsesi, ndeshja do të luhet në fushën e lojës në 90 minuta dhe prej andej do të dalë saktësia e këtyre koefiçientëve.
PARASHIKIMET
1 X 2
1.67 3.75 6.50
Ndeshjet/ Grupi I
Janë luajtur
Datë 7 shtator 2014
Danimarkë-Armeni 2-1
Portugali-Shqipëri 0-1
Serbi-Francë 1-1
Datë 11 tetor 2014
Armeni-Serbi 1-1
Shqipëri-Danimarkë 1-1
Francë-Portugali 2-1
Datë 14 tetor 2014
Danimarkë-Portugali 0-1
Serbi-Shqipëri 0-3
Armeni-Francë 0-3
Datë 14 nëntor 2014
Portugali-Armeni 1-0
Serbi-Danimarkë 1-3
Francë-Shqipëri 1-1
Datë 29 mars 2015
Shqipëri-Armeni 2-1
Portugali-Serbi 2-1
Francë-Danimarkë 2-0
Datë 13 qershor 2015
Armeni-Portugali 2-3
Danimarkë-Serbi 2-0
Shqipëri-Francë 1-0
Datë 4 shtator 2015
Danimarkë-Shqipëri 
Serbi-Armeni 
Portugali-Francë
RENDITJA/ GRUPI I
Skuadrat Nd Pikë
1.Portugalia 5 12
2.Danimarka 7 10
3.Shqipëria 6 10
4.Armenia 7 1
5.Serbia 7 -2
Shënim: Ndeshjet e Francës
nuk pikëzohen, janë miqësore
Do të luhen
Datë 7 shtator 2015
Armeni-Danimarkë 18:00
Shqipëri-Portugali 20:45
Francë-Serbi 20:45
Datë 8 tetor 2015
Shqipëri-Serbi 20:45
Portugali-Danimarkë 20:45
Francë-Armeni 20:45
Datë 11 tetor 2015
Armeni-Shqipëri 18:00
Serbi-Portugali 18:00
Danimarkë-Francë 20:45
Nga Agron KAJA
Sigal