Tërbohen tifozët e Juventusit shpalosin banderolën para stadiumit

220
Sigal

Juventusi nuk po kalon një moment shumë të mirë këtë sezon, teksa ndryshe nga sezonet e kaluar, është shumë larg kreut të renditjes.

Sot bardhezinjtë luajnë me Torinon në derbi dhe objektivi është vetëm 1, fitorja. Situata në skuadrën e Pirlos, nuk i ka lënë aspak të kënaqur tifozët, të cilët tashmë janë irrituar me skuadrën e tyre të zemrës.

Mbrëmjen e djeshme, ata kanë shpalosur një banderolë para stadiumit, ku kishin një mesazh të qartë për lojtarët. “Ju interesoheni vetëm për rrjetet sociale, sponsorët dhe milionat. Përqendrohuni në derbi! Tregoni se keni karakter”, shkruhej në banderolën e tifozëve.