Tentuan të zvogëlonin numrin e biletave për shqiptarët,tërhiqen turqit. Ja sa tifozë të pranishëm kuqezinj do të ketë

405
Sigal

Tentativa për të zvogëluar në 1500 praninë e kuqezinjve nuk është realizuar dot nga pala turke. Para pak minutash, ka qenë zyrta për shtyp e FSHF-së që ka bërë me dije se pala turke është tërhequr dhe do të jenë 2500 shqiptarë nesër në stadiumin e Fenerbahçes.

 

“U tërhoqën. Do të jenë 2500 tifozë shqiptarë. Njoftoni të gjithë shqiptarët dhe tifozët e interesuar të ndjekin ndeshjen në stadium që ka nisur sërish shitja e biletave”, ka njoftuar zyra për shtyp e FSHF-së.