Telashe për Juventus pas fitores ndaj Leipzig, qendërmbrojtësi brazilian humbet sezonin

Telashe për Juventusin. Qendërmbrojtësi brazilian Gleison Bremer ka humbur sezonin, për shkak të një dëmtimi të rëndë, gjatë sfidës së zhvilluar mbrëmë ndaj Leipzig.

Menjëherë pas kontrollit nga ana e stafit mjekësor në J Medical, kanë evidentuar një tërheqje të ligamentit të gjurit të këmbës së majtë.

Sigal

Në ditët në vijim, braziliani do t’i nënshtrohet edhe ndërhyrjes kirurgjikale. Për të parashikohet një stop prej 6 muajsh.