Te Milani plas sherri për një fanellë, mesfushori Kesi kundër Leonardo Bonuçit

455
Leonardo Bonuçi i është bashkuar dje skuadrës në Kinë, por përveç shiritit të kapitenit, atij iu premtua edhe fanella me numër 19. Por, kur të gjithë mendonin se mesfushori Kesi, i cili erdhi nga Atalanta do ta kishte dorëzuar, afrikani nuk e ka bërë diçka të tillë, duke qenë se edhe ai e ka numrin e tij të preferuar.
Në miqësoret e luajtura deri tani, Kesi ka mbajtur 19-ën e dëshiruar nga mbrojtësi i ardhur nga Juventusi, por ndoshta nga dje e në vazhdim kjo enigmë do të zgjidhet, pasi tashmë Bonuçi është në Kinë dhe këtë çështje do ta diskutojnë fillimisht me futbollistët, që nëse nuk gjejnë një akord mes tyre, më pas do të duhet ndoshta ndërhyrja e drejtuesve.

Nervozizmi është i dukshëm aq sa para ndeshjes ndaj Borusias, Kesi ndryshoi planet e klubit për të. Sipas mediave italiane, atij i kishin bërë gati fanellën me numrin 14 por refuzoi të zbriste në fushë derisa i sollën atë me numrin 19 që mbajti në ndeshje.


Sigal