Të mërkurën, Luiza Gega në garë

491
Të mërkurën, më 9 gusht 2017, do të zbresë në pistën e vrapimit dhe atletja e vetme shqiptare në Kampionatin Botëror të Atletikës, Luiza Gega. Gara e preferuar e saj mbetet 3000 metra me pengesa, në të cilën ajo ka deklaruar se do të sjellë edhe ndonjë rezultat rekord. Në ora 20:05, në këtë garë që do të zhvillohet në stadiumin “Queen Elizabeth Olympic Park”, edhe shqiptarët kanë të drejtë të përqendrohen në ekran, me shpresën e mirë se atletja jonë të arrijë synimin e saj në këtë event të madh të atletikës botërore.
Sigal