Të gjithë presin zyrtarizimin, por Interi frenon transferimin e Vidalit. Ja arsyeja

108

Edhe mëngjesin e djeshëm automjeti i Arturo Vidalit është shfaqur në dyert e “Ciutat Esportiva Joan Gamper”, selia e stërvitjeve të Barcelonës. Të hënën mbërritja ishte sinjali që jo, as ajo ditë nuk do të ishte e duhura për zbarkimin e kilianit tek Interi. Mediat spanjolle më pas shpjeguan se nuk ishte parë në fushë dhe që vizita kishte shërbyer për t’u përshëndetur me shokët dhe për të zbrazur dhomat e zhveshjeve. Madje, ditën e djeshme një zë thoshte edhe se kiliani ndodhej në aeroport, por është rikthyer në momentin e fundit.

Prezenca dje, edhe pse nuk u shfaq në terrenin e stërvitjeve me skuadrën, tregon një tjetër histori dhe konfirmon që pritja ende nuk ka përfunduar, me atë hap që prej disa ditësh duket se mungon për të bashkuar klubin zikaltër dhe lojtarin. Si gjithmonë gjatë këtyre ditëve, nënvizohet që përfundimi i operacionit nuk është në diskutim, por kohët, ato po, mbeten për t’u përcaktuar.

NGRIRJE – E vërteta është që tani duket se është Interi që frenon, pasi kishte menduar fillimisht se do të kompletonte vizitat mjekësore që dje. Në ambientet zikaltër kanë nevojë të mbyllin disa dalje përpara se të afrojnë një lojtar të ri: disi për nevoja organizative, me qendrën “Suning” në mbingarkesë prej skuadrës së tejmbushur (që tani arrin në 32 elementë).

Por edhe për arsye ekonomike, me dëshirën për të shtuar pagën e madhe të kilianit (kontratë dy-vjeçare me opsion për një të tretë) pasi të lehtësohet tavani aktual i rrogave. Në këtë aspekt pikërisht të hënën në mbrëmje në selinë e Interit është mbajtur një mbledhje me krerët drejtues rreth temës së pagave të lojtarëve, një nga burimet kryesore të shpenzimeve të klubit të “Suning”.

SHITJET — Në çdo rast, qetësia e të njëjtit Vidal duket siguria e parë për të gjithë tifozët interistë. Mesfushori do të vazhdojë ndërkohë të stërvitet duke ndjekur një program të specializuar me përgatitësin e tij, në palestër, siç ka ndodhur edhe ditët e fundit. Forma fizike në pamje të parë duket e shkëlqyer. Nuk ka kilogramë për të humbur, që tani Vidal është gati kur situata të jetë “shkrirë”