Tashmë është zyrtare, Benzema rikthehet te Franca për Europianin, Deshamp vendos për yllin e Milanit

205
Sigal

Nuk ka më dyshime, Karim Benzema është grumbulluar nga trajneri i Francës, Didier Deshamp, për Europianin që do të zhvillohet këtë verë.

Sulmuesi i Realit, ishte përjashtuar në vjeshtën e vitit 2015, për shkak të një videoje me pullë të kuq të Valbuena, të cilit i ishte bërë shantazh më pas për të përfituar para.

Sezoni fantastik i Benzemasë me madrilenët, duket se ka joshur drejtuesit e Federatës Franceze të futbollit që të ndryshojnë mendim. Nga ana tjetër, nuk ka vend për yllin e Milanit Teo Hernandez, i cili pavarësisht se ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me kuqezinjtë, nuk ka marrë një ftesë për Europianin.

LISTA:

Portierë: Loris, Mandanda, Majan

Mbrojtës: Pavar, Dubois, Zuma, Varan, Kimpembe, Lengle, Lukas Hernandez, Dinje, Kunde

Mesfushor: Kante, Pogba, Rabio, Toliso, Sisoko, Lemar.

Sulmues: Koman, Benzema, Mbape, Dembele, Grizman, Zhiru, Ben Jeder, Turam.