Tamponë dhe distancë sigurie, sheti europian bëhet vendi i parë që rikthen tifozët në stadiume

340
Sigal

Futbolli në Hungari nisi më 23 maj, por që nga kjo fundjavë qeveria dhe federata në vend rihapën dyert e stadiumeve, duke kthyer tifozët në tribuna.

Sigurisht me disa kushte, që japin siguri për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Kështu, vetëm një në pesë vende mund të zihet në tribuna, ndërsa në stadium mund të hyjnë vetëm ata tifozë që i janë nënshtruar testit me tamponë dhe kanë rezultuar negativë.

Në këtë mënyrë, Hungaria bëhet vendi i parë që hap dyert e stadiumeve pas rikthimit të futbollit në fushë.