Takaj beson te mrekullitë

536
Sigal

LIGA E KAMPIONEVE/ Të martën (20:00), Skënderbeu do të përballet me Shahkterin. Josa: “90 minuta në sulm!”

 Skënderbeu humbi 3-0 në “Astana Arena” në ndeshjen e parë më kazakët e Shahker Karangadës, duke zhgënjyer jo pak, për më tepër që dy golat e fundit u pësuan nga gabimet amatore të kampionëve të Shqipërisë. Edhe pse rezultati është i thellë dhe i vështirë për t’u përmbysur, presidenti Artan Takaj beson te mrekullitë. “Nuk mund të konsiderohet utopi për ne”, – tha ai për mediat sportive. Skënderbeu eliminoi në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve azerbajxhanasit e Neftit, fakë një supergoli të nigerianit Orelesi në ndeshjen e parë, pasi takimi i parë në Baku kishte përfunduar në barazim pa gola. Drejtuesit e korçarëve janë të vetëdijshëm për se përmbysja e humbjes 3-0 në fushën e Shakter Karagandës është mision shumë i vështirë, por jo I pamundur. Në të njëjtën linjë me presidentin Takaj ishte dhe trajneri Mirel Josa, të cilët premtojnë se, Skënderbeu do të provojë gjithçka për të bërë mrekullinë. Në fakt, pati shumë aludime në mediat shqiptare për trukimin e ndeshjes në “Astana Arena” , por për presidentin Takaj ato janë të papranueshme. “Nuk mund ta pranoj kurrsesi këtë, madje këto zëra po më detyrojnë të  mendoj edhe pozicion e tij në krye të klubit”, – theksoi njeriu që, me mbështetjen e tij financiare i siguroi titullin e tretë rresht kampion Skënderbeut dhe të katërtin në historinë klubit bardhekuq. Skënderbeu është duke menduar të përfitojë dhe nga fakti që, lojtarët cilësorë që u larguan nga Flamurtari, t’i sjellë në Korçë.

JOSA

Trajneri Mirel Josa u shfaq i dëshpëruar në Astana, kur Skënderbeu i tij humbi 3-0 me Shahkterin, por tashmë tekniku është më i qetë dhe me flet me tone kurajoze. “Nuk më pëlqen të flas shumë për kundërshtarët, pasi më intereson më shumë skuadra ime”, – tha ai për mediat nga rezidenca e skuadrës në “Tropikal” të Durrësit. “Dihet që Shahkteti ka avantazh rezultatin e ndeshjes së parë dhe nuk do të harxhojë shumë energji, pasi mendon më shumë të mbrojë atë avantazh, por ne nuk duhet të rrezikojmë aspak edhe nga sulmet e tyre. Përveç sulmit, them se do të bëjmë më të mirën edhe në mbrojtje në “Qemal Stafa” dhe Shahkteri nuk është se zhvilloi ndonjë ndeshje të madhe duke e krahasuar me rezultatin që na mundi në Kazakistan”, – tha ai. Skënderbeu duhet të fitojë të paktën 3-0 ndeshjen në kohën e rregullt, për të çuar atë në shtesa dhe për shpresuar ndoshta për një gol të katërt apo në ruletën e penalltive. Ndeshja e kthimit Skënderbeu–Shahkter Karagandi do të zhvillohet në martën në orën 20:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” dhe do të drejtohet nga arbitri sllovak Ivan Kruzhliak.

 “Play-off” në Ligën e Europës

 Edhe nëse Skënderbeu do të eliminohet në turin e tretë të Ligës së Kampioneve, skuadra korçare do të vazhdojë të luajë ën fazën “play-off” të Ligës së Europës, sipas formulës së paracaktuar nga UEFA.

LIGA E KAMPIONEVE

Turi i dytë eliminator

17 korrik 2013

Neftçi-Skënderbeu    0-0

23 korrik 2012

Skënderbeu-Neftçi    1-0

Turi i tretë eliminator

30 korrik 2013

Shahkter-Skënderbeu 3-0

6 gusht 2013

Skënderbeu-Shahkter  20:00

NDESHJA E PARË

Shahkter Karagandy-Skënderbeu 3-0

 Shahkter Karagandy triumfoi 3-0 ndaj Skënderbeut në “Astana Arena”, me kazakët që i dhanë një leksion të hidhur kampionëve të Shqipërisë në ndeshjen e parë të turit të tretë eliminator të Ligës së Kampioneve. Golat e Shahkterit mbajnë firmat e boshnjakut Aldin Xhixhiç (8’) në pjesën e parë, dhe të dy kazakistanezëve: Roman Murtazajev (79’) dhe Sergei Hizhniçenko (90’).

 Botërori i Notit

Rezultat i pëlqyeshëm për Anxhela Kasharin

 Anxhela Kashari ishte notarja e fundit e delegacionit prej katër sportistësh shqiptarë që, mori pjesë në Kampionatin e 15-të Botëror të Notit, i mbyllur dje në Barcelonë të Spanjës. Notarja 16-vjeçare garoi në baterinë e katërt në 50 metra stil i lirë, duke fiksuar kohën 28”48. Në përfundim të kualifikueseve, Kashari u rendit e 58-ta nga 83-të sportistë, duke lënë pas kështu 26 notare nga Anglia, Moldavia, Senegali, etj. Koha më e mirë e Kasharit në këtë garë është 28”03. Nuk duhet të harrojmë se, në gara të nivelit të lartë botëror ka shumë rivalitet dhe, padyshim edhe emocione të mëdha. Shqipëria mori pjesë në Botërorin e Barcelonës me Klavio Meçën (400m stil i lirë, i 46-ti nga 48 sportistë), Noel Borshin (100m flutur, e 56-ta nga 63 notarë) dhe Evin Zekthin (200m stil i lirë, i 59-ti nga 69 notarë). Në fakt, Zekthi ishte i vetmi që përmirësoi kohën e tij.

  Mesi tremb Barçën, kërkon rishikimin e kontratës

 Edhe Lionel Mesi mund të bëjë presion për kontratën.

Duket se12.2 milion euro pagë vjetore nuk mjaftojnë për Lionel Mesin. Sipas asaj që raporton e përditshmja katalanase “Sport”, gazeta sportive më pranë klubit të Barcelonës, futbollisti kërkon të nisë bisedimet gjatë javës në vazhdim me klubin për të riparë pagën e tij. Argjentinasi, i cili në dhjetor rinovoi me katalanasit deri në vitin 2018, i ka kërkuar takim presidentit Sandro Rosell. Arsyeja? Është e thjeshtë, Mesi beson se nuk është ai lojtari më i paguar te blaugranat. Argjentinasi, i cili aktualisht vetëm pagë përfiton 12.2 milion euro në vit, duket i pakënaqur nga zërat që qarkullojnë se dikush tjetër fiton më shumë se ai në skuadër. Në këtë rast dyshimet bien mbi Nejmar. Problemi është se paga e brazilanit është deklaruar 7 milion euro dhe vështirë se Barcelona mund të ketë fshehur diçka në këtë rast. Argjentinasi është lojtari më i mirë i ekipit dhe pretendon që të jetë dhe më i mirëpaguari. Bashkë me të në takimin që do të zhvillohet në Barcelonë do të jetë dhe babai i argjentinasit, Horge, i cili kërkon të marrë një konfirmim dhe nga Rosell se Mesi vazhdon të mbetet më i paguari në klubin katalanas.

  Leo në Murin e Vajtimeve

 Skuadra e Barcelonës bëri një vizitë në Izrael dhe në Palestinë, në “Turin e Paqes”, ku u prit nga Presidenti i Izraelit, Shimon Peres dhe Kryeministri Benjamin Netanjahu. Në program ishte dhe një vizitë në Murin e Vajtimeve (Ëestern Ëall). Ylli argjentinas, Lionel Mesi dhe ai brazilian, Nejmar, ishin midis lojtarëve katalanas në atë vizitë.