Surprizon Liverpool “paqe” me Bayernin, Lyon frenon në aktin e parë Barcelonën

456
Sigal

Liverpool dhe Bayern Munich kanë zhvilluar një ndeshje të dyluftuar në “Anfield Road”, por pa mundur që të prodhonin asnjë gol, teksa tabela në fundin e ndeshjes regjistroi shifrat 0-0.Ndeshja nisi më mirë për Liverpooli që ju afrua shumë golit të avantazhit në minutën e 12-të me Mohamed Salah, por portieri Neuer arriti që ta ndalte me këmbë.

Disa sekonda më pas Bayerni reagon menjëherë me Leëandoëskin që i dha sinjalin e parë portierit Alisson. Në minutën e 16-të Coman u shfaq i rrezikshëm më një goditje që përfundoi jashtë kuadratit të portës. Më tej Liverpooli merr kontrollin e lojës duke qenë në dy raste pranë golit me Mane, që provoi dhe më një rrofeshatë, por goditja ishte për t’u harruar.

Në pjesën e dytë loja është shumë e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që mendojnë më shumë për të mbrojtur rezultatin. Gnabry tentoi me një goditje të fortë nga distanca në minutën e 59-të, por sfera përfundoi ngjitur me shtyllën. Më pas ndeshja do të ishte pa raste shënimi, me të dyja skuadrat që duket se ishin dorëzuar për t’ia lënë fjalën ndeshjes së kthimit.

Liverpool-Bayern Munich 0-0

Lyon-Barcelona 0-0

Blaugranët do të jepnin sinjalin e parë me Messin që në minutën e 5-të pas një goditje dënimi. Lyon nuk mendon vetëm për mbrojtjen, por edhe sulmon mjaft mirë, duke goditur traversën në minutën e 10-të me Terrier, goditja e të cilit u ndal për mrekulli nga Ter Stegen dhe më pas u stampua në traversë. Sfida në fakt do të bëhej një duel mes Terrier dhe Messit, pasi të dy do të shpërdoronin edhe nga një tjetër shans shënimi në pjesën e parë.

Në të dytën, Barcelona është më dominuese në kontrollin e topit dhe lojës, por Lyon mbrohet mjaft mirë. Luis Suarez në minutën e 70-ë brenda zonës gjeti vetëm tabelat pas portës. Disa minutë më pas Lopez ndali fillimisht Messin dhe më pas edhe Jordi Albën. Skuadra e Valverdes provoi me të gjitha mënyrat deri në fund për të zhbllokuar rezultatin, por nuk do të arrinin, duke lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit.