Superpaga e Kanavaros në Kinë, trajneri më i pasur në Botë

653
Italiani Fabio Kanavaro, ka disa sezone në kampionatin e futbollit të Kinës, ku ka drejtuar disa skuadra, si Guanxhu e Tianxhin. Por një tjetër fokus është këtë herë për Fabion, pasi mediet italiane i janë referuar pagës së lartë që ai merr në stolin e skuadrës së Guanzhusë në Kinë. Plot 12 milionë euro merr Kanavaro, duke qenë i katërti në botë, pas Marçelo Lipit që merr 20 milionë euro në vit si trajner i Kinës, Pep Guardiolës te Mançester Siti dhe Zhoze Murinjos te Mançester Junaited. Kanavaro lë pas Manuel Pelegrinin dhe Fabio Kapelon, teknikë në këtë kampionat, të cilët marrin nga 10 milionë euro në vit. Paulo Soza i Tianxhinit dhe Roxzher Shmit i Beixhing Guoanit, marrin nga 6 milionë euro, më shumë se Diego Simeone tek Atletiko Madrid në La Liga të Spanjës.
Sigal