Superliga/ Dinamo fundos Skënderbeun

62
Sigal

Dinamo i është kthyer fitoreve në Superiore duke mundur me shifrat 1-0 Skënderbeun në Korçë.

Një duel i cili ndihmon blutë që të bëjnë hapa para në renditje.

Ndeshja ishte e vrullshme në start, por me kalimin e minutave skuadrat u shfaqën shumë të kujdesshme e krijuan pak raste të rrezikshme,

Momenti që zgjidhi sfidën ishte në pjesën e dytë, kur Shkëmbi aktivizoi Skukën i cili i dha gjallëri sulmit.

Ai nisi një pasim të artë për Haxhiun, i cili më pas dha pasimin për Çinedun.

Ky i fundit bëri gjënë e duhur duke dërguar sferën në rrjetë, për të shënuar golin e vetëm të sfidës.

Gol që mjaftoi për të ngjitur Dinamon në renditje dhe për të lënë pas krahëve atë humbje të thellë ndaj Vllaznisë.

Ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë në renditje.