Sulmuesi nigerian i Kukësit: Jam gati të luaj me kombëtaren e Shqipërisë

196
Sigal

Sulmuesi nigerian Patrik Eze është aktualisht edhe golashënuesi më i mirë te Kukësi, por edhe i Superiores shqiptare gjatë këtyre 27 javëve të zhvilluara deri tani. Në ndeshjen ndaj Kastriotit, ai do të shënonte një dopiedë në fitoren 3-0 ndaj skuadrës krutane, duke u ngjitur në kuotën e 12 golave të shënuar.

Menjëherë pas kësaj ndeshjeje, sulmuesi nigerian ka zhvilluar një intervistë ku ka folur për skuadrën e tij të Kukësit, duke theksuar se nuk i pëlqen trafiku në Tiranë dhe se shikon larg për të ardhmen e tij, për të luajtur në kampionate të njohura në Europë.

I pyetur në lidhje me Kombëtaren kuqezi, sulmuesi Patrik Eze, u shpreh se ai nuk ka përfaqësuar kurrë Nigerinë, por do ta pranonte me tepër kënaqësi ftesën e Shqipërisë nëse do t’i vinte ajo.