Strakosha ia “hedh” dëmtimit, gati në fundjavë në “derbin” me Romën

514
Disa orë më parë se të niste miqësorja Turqi-Shqipëri, një lajm i mirë erdhi nga Italia e futbollit. Portieri i Kombëtares sonë, Tomas Strakosha, që disa ditë më parë u largua nga grumbullimi i Kombëtares në Antalia, duket se do ta kalojë pa pasoja rishfaqjen e dëmtimit të tij të vjetër. Dje u bë me dije se, ai do të jetë gati edhe për “derbin” që Lacio do të zhvillojë këtë të shtunë ndaj Romës, në orën 18:00, në një duel nga më të fortët për dy ekipet kryeqytetase. Pas formës së mirë që ka treguar këto javë të kampionatit, Strakosha shqetësoi jo pak stafin e Kombëtares sonë, ndërkohë që rikuperimi i tij është një lajm i mirë për të ardhmen e Kombëtares. Lacio renditet në vendin e 4-t të Serisë A në 11 ndeshje.
Sigal