“Special One” unik dhe në gjykatë, paguan 3.3 mln euro

459
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është paraqitur sot para gjykatës në Madrid për çështjen e hapur për evazion fiskal ku akuzohej se ka fshehur 3.3 mln euro. Portugezi është fajësuar nga shteti spanjoll se në kohën kur drejtonte Real Madrid nuk ka shlyer taksat.
Menjëherë pas përfundimit të gjyqit shumë i qetë dhe si gjithnjë i gatshëm edhe me mediat, portugezi ka pohuar se ka shlyer të gjitha detyrimet që ka me shtetin spanjoll.
“Pagova, firmosa dhe nuk kam kontestuar asgjë. Nuk kam qenë në dijeni për detyrime të pashlyera, ndaj firmosa me përgjegjësi konform ligjeve”, deklaroi trajneri i Manchester United.
Kohët e fundit shumë personazhe të rëndësishëm të futbollit janë akuzuar për evazion fiskal, duke përshirë këtu edhe Messin e Ronaldon.
Sigal