Sigal

Fernando Hierro ka braktisur kombëtaren spanjolle të futbollit, pas drejtimit të saj në Rusi 2018.

Trajneri i “La Roja”-s gjatë Botërorit ka refuzuar që të kthehet në rolin e tij të mëparshëm si drejtor sportiv, edhe pse ka një kontratë me Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF).

“Hierro po kërkon horizonte të reja dhe kërkon të nisë sfida të reja profesionale”, lexohet në komunikatën e RFEF-së.

“Vlerësojmë profesionistin dhe njeriun dhe i urojmë gjithë të mirat”, shtohet më tej në komunikatën zyrtare. Kujtojmë se pak ditë para se të niste Botërori, Spanja shkarkoi trajnerin Lopetegiu, i cili nënshkroi një kontratë të re me Realin, duke lënë fatin e skuadrës në dorën e Hierros.

Tashmë ekipit spanjoll do të duhet që ti gjendet një pasues i denjë në mënyrë që ta rikthejë në majat e futbollit Botëror.