Spanja prezanton projektin me 11 stadiume për Kupën e Botës 2030…

Vendi iberik, Spanja, do të prezantojë në FIFA një projekt me njëmbëdhjetë stadiume, që do të shërbejnë si skenë për Kupën e Botës, në një ofertë të përbashkët me Portugalinë dhe Marokun.

Sipas shtypit spanjoll, një propozim që parashikonte përfshirjen edhe të Valencias dhe Vigos, duke rritur numrin e vendeve në 13, u hodh poshtë nga FIFA. Ndërkohë Portugalia ka tre stadiume dhe Maroku gjashtë.

Sigal

Stadiumet spanjole që do të presin ndeshjet e Kupës së Botës do të jenë Santiago Bernabéu dhe Metropolitano (Madrid), Camp Nou dhe Stage Front Stadium (Barcelona), San Mamés (Bilbao), Reale Arena (San Sebastián), Riazor (A Coruña), La Romareda (Zaragoza), La Cartuja (Sevilje), La Rosaleda (Málaga) dhe Gran Canaria (Gran Canaria).

Mediat nga Spanja shtojnë se vendi i finales do të jetë Bernabeu, ose shtëpia e Real Madridit.