Interi siguroi një biletë në Champions League por ky fakt nuk e shpëton aspak Luciano Spallettin. Ndaj Empolit ishte sfida e tij e fundit në stolin ziklatër, tani mbetet vetëm të përcaktohen kushtet e divorcit. Inter ka nisur prej kohësh procedurat për të ulur në stolin ziklatër, Antonio Conten, zyrtarzimi i tij pritet të ndodh këtë javë.
Me një biletë Championsi në xhep, Beppe Marotta dhe Antonio Conte do të nisin punën për të ndërtuar Interin e së ardhmes, me shpresën që mund të rivalizojnë Juven dhe të shkojnë sa më larg të jetë e mundur në Champions.
Mediat italiane shkruajnë se prezantimi i Contes në stolin e Interit do të bëhet të mërkurën ndërsa ish trajneri i Chelsea nuk ka humbur kohë për është nisur drejt Kinës ku do të takohet me drejtuesit e klubit, presidentin Zhang.
Me Spallettin që i dhuroi një vend mes më të mirëve të Europës, presidenti Zhang nuk ka humbur kohë por ka premtuar një të ardhme të madhe: “Do të bëj më të mirën për këto ngjyra”, shkruan presidenti Zhang në profilin e tij në Instagram.