Sot luhen klasiket e kampionatit Vllaznia-Tirana  dhe Partizani-Skënderbeu

600
Sigal

Superliga/Luhen ndeshjet e para të javës së tretë, bindin Teuta dhe Flamurtari

Pas ndërprerjes pothuajse dy javore për shkak të ndeshjeve kualifikueseve për EURO 2016 u rikthye dje  Superliga me ndeshjet e para të javës së tretë  mes: Elbasani-Teuta, Laçi-Kukësi, Flamurtari-Apolonia të gjitha të luajtura në ora 16:00. Teuta arrin një fitore tenistike 5-1  ndaj Elbasanit që luante në shtëpi. Kjo ishte një fitore e rëndësishme për Teutën pasi vinte pas dy humbjesh, ndërkohë që Elbasani vazhdon serinë negative të humbjeve duke e çuar në tre të tilla. Golat për Teutën u  shënuar nga: Pepa  në minutën e 30′ dhe të 60′, nga Shabani  në minutën e 36′ dhe  të 52′ dhe  nga Dita  në minutën e 70′, golin e vetëm për Elbasanin e shënoi Çota  në minutën 80’.Ndërkohë në ndeshjen tjetër Laçi-Kukësi të dy skuadrat u mjaftuan me rezultatin e bardhë pa gola, një rezultat që u prish punë kuksianëve që ishin me gjashtë pikë të plota në dy ndeshjet e para, ndërkohë që Laçi kalon në kuotën e dy pikëve pas një humbje me Skënderbeun dhe një barazimi me Partizanin.. Ndeshja tjetër e luajtur mes Flamurtarit dhe Apolonisë u mbyll me fitoren e vlonjatëve 3-0. Flamurtari e dominoi tërësisht ndeshjen duke mos i dhënë asnjë shans Apolonisë që të kundër përgjigjej. Kjo fitore e ngjit Flamurtarin në kuotën e gjashtë pikëve pas fitores së shënuar në javën e dytë ndaj Teutës Golat për Flamurtarin u shënuan nga  Telushi në minutën e 61′, nga  Gelashvili në minutën e  70′ dhe nga Muzaka  në minutë e 85’ me anë të një penalltie.

Ndërkohë, sot në orën 16:00 do të ndeshen mes tyre Vllaznia-Tirana dhe në orën 19:00 Partizani-Skënderbeu. Shkodranët luajnë në fushën e tyre për të arritur triumfin e dytë të sezonit pas fitores   me Teutën në Durrës (1-0) dhe humbjen me Kukësin në Shkodër (1-2)  ndërsa nga ana tjetër Tirana ka arritur të bëjë shumë mirë duke marrë pikë të plota ndaj  Flamurtarit (1-0) dhe ndaj Apolonisë (3-0). Deklaratat nuk kanë munguar nga të dyja kampet ku Zëvendëspresidenti i Vllaznisë ka premtuar një shpërblim për futbollistët nëse ia dalin të mundin kryeqytetasit ndërkohë mesfushori i Tiranës, Afrim Takaj shprehet se kundër Vllaznisë do  ketë vetëm fitore, qoftë edhe me një gjysmë goli, pasi në fund janë pikët që kanë rëndësi dhe jo loja e bukur.

Ndeshje interesante është edhe ajo e orës 19:00 mes Partizanit dhe Skënderbeut, me kryeqytetasit që do të luftojnë për fitoren e parë të sezonit pas atij barazimi 1-1 me Laçin dhe humbjes 1-0 me Apoloninë e Fierit, ndërkohë, Skënderbeu ka qëllime të tjera pasi synon fitoren e tretë rresht pas atyre të arritura ndaj Elbasanit 1-0 dhe Laçit 2-0. Për këtë sfidë ka pasur deklarata nga trajneri i Partizanit që është shprehur se, do të përballen me dinjitet ndaj Skënderbeut që përsëri është dominues edhe për këtë fillim kampionati. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Qemal Stafa”

  Dje

 Elbasani 1-5 Teuta

Laçi  0-0  Kukësi

Flamurtari 3-0 Apolonia

 Sot

Vlaznia 16:00 Tirana

Partizani 19:00 Skënderbeu

-Luca di Montezemolo heq dorë nga posti si Presidenti i Ferrarit

 Montezemolo ka vendosur t’i japë fund kohës tek Ferrari pas 23 vitesh shërbim dhe 18 titujsh të fituar. Nën drejtimin e tij, skuderia e kuqe ka parë kohën më të suksesshme dhe ka arritur të fitojë shumë tituj, duke përmendur këtu edhe epokën “Schumacher”. Por duket se janë rezultatet e viteve të fundit që nuk kanë qenë në favorin e ish-Presidentit pasi kujtojmë se Ferrari nuk ka fituar një titull qoftë për pilotë apo konstruktorë që në vitin 2007 me Kimi Raikkonen. Vendin e tij do ta zërë drejtori i FIAT, Sergio Marchione.

 Vendimi i Komisionit të Apelit të FSHF-së pas ankimimit të klubeve

 U mbajt dje në ora 16:00 Komisioni i Apelit të FSHF-së për shqyrtimin e kërkesës ankimore drejtuar komisionit nga KF Tirana, KF Flamurtari dhe KF Besa kundër vendimit të Komisionit Disiplinor të datës 04.09.2014. Kujtojmë që vendimi i komisionit dënoi me pesë ndeshje pezullim futbollistët e Tiranës Ndikumena dhe Baka, gjithashtu, me pesë ndeshje u dënua edhe Veliu i Flamurtarit, gjithashtu, u pezullua me dy ndeshje edhe Mario Morina i Tiranës.

Komisioni i Apelit pavarësisht apelimit la në fuqi pikën pesë dhe gjashtë, pra u la vendimi për Mario Morinën me dy ndeshje dhe për Bakajn me pesë ndeshje për sjellje të pahijshme dhe antisportive. Ndërkohë komisioni ndryshoi pikën katër duke ulur dënimin për Ndikumenan dhe Veliun nga pesë në dy ndeshje. Ndërkohë që, u ndryshua edhe vendimi  i komisionit të Disiplinës  datë 14.05.2014 pika 2 për KF Besa për mosparaqitjen në ndeshjen ndaj Tiranës ku i zbriten klubit tre pikë nga klasifikimi për sezonin 2013-2014 dhe ju dha fitorja 3-0 në tavolinë Tiranës.